Të gjithë maturantët duhet të kryejnë mandat pagesën deri këtë të enjte, në mënyrë që me datë 29 korrik të aplikojnë në raundin e parë me dhjetë degët e tyre të preferuara.

 

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar bën me dije se pas njohjes me notat, përllogaritjes së pikëve dhe kryerjes së tarifës së aplikimit rreth 22 mijë nxënës do të aplikojnë në U-Albania, ku çdokush mund të njihet paraprakisht me të gjitha kriteret.

 

Për ata që përfitojnë nga ulja e mesatares do të ketë një shënim të veçantë.

 

Ndërkohë, ata nxënës që kanë mesatare nën kriteret e një universiteti nuk do të mund të aplikojnë, pasi ndryshe nga më parë vetë sistemi bën skualifikimin e tyre.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTORI I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

 

Maturantët të cilët janë të interesuar për degë te veçanta mund të krahasojnë kriteret hyrëse në universitete të ndryshme për ato degë që ato preferojnë. Gjithashtu është një ikonë me statistikat e vitit të kaluar, ku janë të regjistruarit e fundit në raundet e para. Është një indicie shumë e mirë që pas rezultateve të këtij viti të parashikojë nëse vitin aktual mund të jetë apo jo fitues. Ka universitete që për degën e infermierisë me mesatare 7.5 që nuk shfaqen fare nëse maturanti nuk e ka mesataren.

 

Këtë vit do të mund të aplikojnë edhe maturantët nga Kosova, një risi kjo që mundësohet pas konvertimit të notave të tyre në gjimnazin “Sinan Tafaj”.

 

ARJAN XHELAJ

DREJTORI I RRJETIT AKADEMIK SHQIPTAR

 

Kanë të drejtë të aplikojnë përmes portalit u-albania edhe maturantët nga Kosova, që duhet të kryejnë procesin administrative përmes QSHA dhe më pas vajtjen te gjimnazi “Sinan Tafaj” që është për këtë grupim maturantësh. Informacionet janë të mjaftueshme në portal, maturantët duhet të bëjnë zgjedhjet e duhura për degën që duan të studiojnë.

 

Sa i takon ndonjë problemi të ngjashëm me sulmin e fundit kibernetik gjatë procesit të aplikimit, Arjan Xhelaj tregoi se me portalin U-Albania nuk do të ketë asnjë problem.

 

Raundi i parë i aplikimeve nis të premten dhe zgjat gjashtë ditë. Pas përfundimit të kësaj faze pritet të dalin fituesit për të vijuar më tej me regjistrimet në fakultet.

 

Ndërkohë, raundi i dytë nis në shtator brenda datave 22 deri në 24, ndërsa raundi i fundit, ai i tretë është nga data 19 deri më 21 tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re