Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka inkurajuar të gjithë personat që përmbushin kriteret e kërkuara të aplikojnë për pozicionet e lira të hetuesit në Byronë Kombëtare të Hetimit. Ambasada bënë me dije se aplikimet do të vazhdojnë deri ditën e nesërme më datë 29 shtator.

Njoftimi i plotë: Aplikimet për hetuesit specialë të BKH-së janë të hapura edhe për një ditë. ÇDOKUSH që përmbush kriteret e kërkuara mund të aplikojë për këtë mundësi shumë të mirë për t`u bërë pjesë e një ekipi që do të punojë nën drejtimin e Prokurorëve të SPAK për të hetuar shkeljet penale në fushën e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe për të garantuar një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm. Nxitoni, kjo është mundësia juaj! Aplikimet duhen dorëzuar deri nesër, 29 shtator. Shihni kriteret e kërkuara dhe çdo gjë që duhet të dini përpara se të aplikoni duke klikuar këtu: https://bit.ly/342pGTS

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re