Sot në një lidhje “Skype” për Faxnews ka qenë Gledis Gjipali Lëvizja Europiane në Shqipëri për të folur rreth aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, për tu bërë anëtare.

Gjipali tha se ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për procesin e integrimit. Po ashtu Gjipali ka folur edhe në lidhje me reagimin e Serbisë, ku Aleksander Vuçiç njoftoi mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Sipas tij është një proces që Serbia po tenton ta kufizojë ndërsa shtoi se asnjë shtet nuk do të vendos veto nqë Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Gledis Gjipali: Është një zhvilim shumë pozitiv aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, por shumë I rëndëishëm në procesin e integrimit, shtetit ligjor. Përvec kësaj , vetë Këshilli është shumë i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Në Këshillin e Evropës të gjitha vendet duhet të jenë dakort.

Reagimi i Serbisë?

Mendoj se është cëshje e politikës së brendshem në Serbi. Është një proces që Serbia po përpiqet ta kufizoje, nuk bën sens. Dinamikat politike në atë vend bëjnë që Serbia të ketë këtë reagim. Nuk do të ketë ndonjë ndikim të madh, është cështje vendimmarrje e vendeve të tjera,mendoj që askush nuk do të vendos veto.

Mbështetjen e Shqipërisë?

Sa i takon BE mbështetja ka qenë e padiskutueshme, por e ka më të kufizuar. Sa i takon Këshillit të Evropës ka më shumë mundësi për ta mbështetur. Është një proces që nuk ka filluar sot apo javët  e fundit, por vitet e fundit i ka parë mundësitë për aplikim.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re