Presidentja Vjosa Osmani, teksa mbërriti në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian, është shprehur se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE ende nuk është shqyrtuar.

Osmani deklaroi se ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura për shtet aspiruese, duhet të ketë veprime konkrete nga ana e BE-së.

Ajo shtoi se disa shtete anëtare po krijojnë komplikime të panevojshme politike.

“Më me rëndësi se sa bisedimet me Serbinë janë ato ndërmjet Kosovës dhe BE, siç e dini Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE para 2 viteve.

Për fat të keq ende nuk është shqyrtuar për shkak të disa komplikimeve të panevojshme politike që krijohen nga disa shtete anëtare.

Ka ardhur koha që përtej fjalëve të bukura që i jepen shteteve aspiruese për anëtarësim të ketë veprime konkrete”, tha ajo,

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko