Nis aplikimi për qiramarrësit që duan të shtyjnë pagesën e qirasë pasi nuk kanë mundësi ekonomike për shkak të koronavirusit.

Pas hyrjes së vendimit në fuqi drejtoria e përgjithshme ka sqaruar mënyrën se si mund të aplikohet dhe dokumentet që duhet të dorëzohen.

Qiramarrësit individë të cilëve i është pezulluar ose zgjidhur kontrata e punës si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID-19 dhe kanë kontratë qiraje ose çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës – qiramarrës janë një kategori përfituese.

Po ashtu mund të aplikojnë  edhe studentët të cilët kanë një kontratë qiraje për banesë apo çdo dokument tjetër që vërteton marrëdhënien kontraktore qiradhënës– qiramarrës, përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë.

Një tjetër kategori e rëndësishme që përfiton është edhe biznesi i vogël.

Të gjithë personat fizikë/juridikë me të ardhura deri në 14milionë lekë në vit, të cilët kanë kontratë noteriale qiraje për zhvillimin e aktivitetit të tyre ekonomik, të nënshkruar përpara shpalljes së gjendjes së epidemisë dhe e kanë ndaluar aktivitetin si pasojë e gjendjes së shkaktuar nga COVID–19.

Individët qiramarrës dhe studentët qiramarrës, duhet të aplikojnë në adresën e email [email protected]  dhe po në të njëjtën adresë mund të dorëzojnë edhe  ankesën.

Nga shtyrja e qirave nuk përfitojnë ata persona që nuk kanë një kontratë  ligjore për shfrytëzimin e ambienteve me qira.

Qeveria vendosi që qiratë të shtyhen për dy muaj  dhe në marrëveshje me qiradhënësin të vendoset shlyerja në bazë të kësteve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re