Kreu i Shtetit, Ilir Meta, nuk tërhiqet nga ideja e referendumeve, ndërsa thekson se është e vetmja mënyrë për “nxjerrjen Shqipërisë nga ky batak”.

I ftuar në “360 Gradë”, Presidenti tha se, tashmë është momenti që të flasë populli me referendum.

“Vetëm aplikimi i referendumeve do e nxjerre Shqipërinë nga ky batak. Përderisa e kemi te vështire për dialog, për bashkëpunim dhe për të marrë përgjegjësi, atëherë referendumi mbetet e vetmja zgjidhje. Unë besoj shume tek demokracia dhe tek dhënia e këtij pushteti populli. Boll me vagabondët qe flasin ne emër te popullit, tani duhet te flasë populli me referendum”, u shpreh Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re