Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko, në workshop-in me Bankën Botërore me temë “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt integrimit në SEPA, përfshirjes dhe edukimit financiar, ka folur për rëndësinë e integrimin në tregun unik të pagesave në euro.

Ai u shpreh se anëtarësimi ka shumë përfitime si për integrimin në BE dhe për ekonominë shqiptare.

“Thjeshtësia, komoditeti dhe efikasiteti janë tre nga përfitimet kryesore të këtij anëtarësimi për konsumatorët dhe biznese”, tha Sejko ndër të tjera.

“Në këtë workshop do të diskutojmë dy tema të rëndësishme, dorëzimin e aplikimit për integrimin në tregun unik të pagesave në euro (SEPA) dhe rëndësinë e përfshirjes së edukimit financiar si çështje kyçe për zhvillimin e Shqipërisë.

Mund të duken si tema të ndara, por ndajnë të njëjtin objektiv, përmirësimin e mirëqenies dhe qëndrueshmërinë financiare të familjeve dhe bizneseve shqiptare.

Nëse ushtrohen me përgjegjësi, këto dy tema mund të ndikojnë në stabilitetin financiar dhe makroekonomik të vendit.

Sot më shumë se kurrë rritja dhe zhvillimi ekonomik varen nga fuqizimi financiar i të gjithë qytetarëve, si rrjedhjojë zhvillimet e shpejta në fushën e financës, Inteligjenca Artificiale, digjitalizimi i ekonomisë dhe parasë, angazhimin ynë ndaj këtyre objektivave është kthyer në domosdoshmëri.

Gjatë viteve të fundit BSH ka intensifikuar përpjekjet për integrimin e Shqipërisë në SEPA. Dy ditë më parë BSH dorëzoi aplikimin për anëtarësim në SEPA, duke u renditur vendi i parë që ka arritur me sukses të aplikojë për integrimin në tregun europian të pagesave.

Vlen të theksohet se hartimi i aplikimit ka qenë një punë voluminoze dhe sfiduese nga BSH, por falë bashkëpunimit me një sërë institucionesh shtetërore, ky projekt po realizohet me sukses.

Anëtarësimi i përshpejtuar në SEPA është iniciuar si një nga masat e parashikuara në projektin rajonal, për modernizimin e sistemeve të pagesave në Ballkanin Perëndimor dhe është transformuar tashmë në një nga prioritetet kombëtare të përmbushjes së planit të ri të rritjes së BE.

Ky plan ka mbështetjen e KE, Këshillit të bashkëpunimit rajonal dhe BB.

Anëtarësimi ka shumë përfitime si për integrimin në BE dhe për ekonominë shqiptare. Thjeshtësia, komoditeti dhe efikasiteti janë tre nga përfitimet kryesore të këtij anëtarësimi për konsumatorët dhe bizneset.

Do të kryen pagesa si të ishin anëtarë të BE-së për të kryer pagesa”, tha Sejko.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re