Nga rreth 20 mijë maturantë që janë të konfirmuar në sistem, mbi 80 % e tyre tashmë e kanë bërë online, zgjedhjen e degëve të preferuara për arsimin e lartë.
Raundi i parë i aplikimit përmes portalit U-Albania pëfundon sot në mesnatë ndërsa më 27 gusht do të bëhet e ditur renditja e aplikantëve.
Sa i takon preferencave, ashtu sikurse në vitet e kaluara, udhëheq mjekësia dhe programet e tjera të shëndetësisë me rreth 24 %, informatika përbën 15 % të përzgjedhjeve dhe 12 % grupimi i degëve të inxhinierisë e teknologjisë së informacionit.
Raundi i parë i regjistrimit në universitet është përcaktuar në datat 29 gusht deri më 11 shtator sipas 7 fazave 48 orëshe.