Ambasada amerikane ka bërë thirrje shqiptarëve që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Me anë të këtij statusi ambasada shkruan:  Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj!

“Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani!”, thuhet më tej në këtë postim, që shoqërohen dhe me linkun e aplikimit për qenë pjesë e BHK-së.

Postimi i plotë

Keni ëndërruar gjithnjë të bëheni si një nga agjentët e FBI-së? A mendoni se keni atë që duhet? Tani është mundësia juaj! Byroja Kombëtare e Hetimeve ka hapur një tjetër thirrje aplikimesh për hetues. BKH-ja po kërkon gra dhe burra nga një gamë e gjerë prejardhjesh profesionale, të cilët mund të përmbushin standardet e tyre të larta të zhdërvjelltësisë mendore dhe aftësisë fizike, të ngjashme me ato të FBI https://bit.ly/3fXfDGY

Bashkohuni me këtë skuadër elitare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Nëse keni aplikuar në raundin e parë, aplikoni përsëri! Përvoja juaj, aftësia për t’u përmirësuar dhe dëshira për të shërbyer vetëm do t’ju ndihmojnë. Aplikoni tani! https://bit.ly/3fXfDGY 






Previous articleMoti për javën e ardhshme, reshje shiu dhe..

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re