TONIN FRROKU

 

GAZETAR

 

Ky është një prej stacioneve që jep e merr të dhëna satelitore. Të dhëna të cilat pasi janë përpunuar nga specialistë të fushës u kalohen fermerëve të cilëve iu shërbejnë për të realizuar trajtimet e ndryshme në sektorin bujqësor.

 

Ylver Bylykbashi është një nga fermerët e parë në Korçë që ka nisur të aplikojë teknologjinë me qëllim rritjen e rendimentit të prodhimit. Ai ka më shumë se 20 hektarë të mbjella me mollë në gati 60 varitete të ndryshme në fshatin Shamoll.

 

Prej dy vitesh Bylykbashki ka vendosur në parcelat e tij stacione metrologjike të cilat përmes aplikacioneve në celular i përcjellin të dhëna në kohë reale mbi temperaturën, lagështinë por dhe për rreziqet që mund t’i kanosen gjatë fazës së prodhimit të mollës. Një pajisje e tillë kushton nga 3 deri në 4 milion lekë të vjetra dhe mbulon një rreze prej afro 5 kilometrash.

 

YLVER BYLYKBASHI

 

FERMER

 

Nëpërmjet aplikacioneve satelitore ne bëjmë të mundur që të marrim të dhëna për sëmundjet, demtiesit, kohën kur paraqesin rrezikshmëri. Dhe nëpërmjet këtyre të dhënave ne ndërhyjmë për të marrë masa. Por dhe ushqimin

 

Kjo risi teknologjike, sipas tij, redukton ndjeshëm koston e prodhimit krahasuar me bujqësinë tradicionale.

 

Në qarkun e Korccës ka dhe stacione të tjera për të njëjtin qëllim por ndryshe nga Bylykbashi fermerët nuk i kanë në funksion për shkak të mospagesës për shërbimin që ofrojnë.

 

Me lëshimin në hapësirë të dy satelitëve shqiptarë, fermerët shpresojnë që kostot  e bujqësisë inteligjente të reduktohen akoma më shumë pasi nuk do ta marrin më informacionin nga satelitët e huaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re