Apollonia antike një prej parqeve  arkeologjike  më të mëdha të vendit  është në shënjestrën  e trafikantëve të objekteve antike.

Ky fakt pohohet për herë të parë   në një tryezë të rrumbullakët me studiues të  trashgimisë kulturore  ku u prezantua dhe  një projekt për mbrojtjen e Apollonisë.

Shembull moren dhe vjedhjen ne muzeun e Luvrit.

Parku Arkeologjik i Apollonisë shtrihet në një territor të gjerë por artefakte dhe objekte të lashta, gjenden dhe ne  fshatrat perreth  si Pojan, Povelcë dhe Radostinë.

Banorët e këtyre zonave thonë se objekte te lashta janë gjetur gjatë punimeve te tokes apo germimeve per ndertime.

Në vitin 2017, policia e Fierit arrestoi dy persona  dhe sekuestroi 230 objekte antike të Apolonisë.  Objektet ishin marre nga  nëntoka përreth parkut arkeologjik për t’u shitur në tregun e zi jashtë vendi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re