Apple ka blerë startupin Pullstring i cili fshihet pas teknologjisë së zërit të kukullës “Hello Barbie” prezantuar në 2015.

Pullstring, njohur më parë si ToyTalk, u themeluar në 2011 nga ish punonjësit e Pixar. Platforma e saj AI ndihmoi kompanitë partnere dhe klientët e saj të krijonin karaktere dixhitale dhe fizike me zë të cilët mund të komunikojnë me njerëzit.

Hello Barbie ishte një prej tyre. Kompania në të kaluarën ka lançuar një softuer me të cilin edhe ata që kanë më së paku njohuri mund të krijojnë aplikacione Alexa.

Sipas Axios, Apple ka paguar 30 milionë dollarë për startupin. Gjigandi i Cupertinos ende nuk ka e ka konfirmuar lajmin e blerjes dhe nuk dihet çfarë ka planifikuar të bëjë me teknologjinë.

Mbase mund ta përdorë për të krijuar aplikacione të Siri. Nëse ndodh ky i fundit do të fitonte një avantazh të qartë përballë rivalëve Amazon Alexa dhe Google Assisant.

Mbase në një të ardhme mund të shohim Siri të integrohet tek kukullat. Megjithatë Hello Barbie u kritikua për sigurinë dhe njerëzit filluan ta shikonin si një mjet survejimi. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re