Sipas disa raportimeve Apple do të ndërtojë modelet më të shtrenjtë të iPhone në Indi nga viti i ardhshëm sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Kjo nuk është hera e parë që Apple ndërton pajisje në Indi. Në 2017-ën kompania montoi modelet iPhone SE dhe 6S në vendin e dytë më të madh në botë për nga popullsia.

Një lëvizje e tillë vjen për shkak të luftës tregtare mes SHBA dhe Kinës. Megjithatë edhe në Indi telefonëve inteligjentë përballen me tarifa të larta importi nga qeveria Indiane.

Për të shmangur këto kosto të larta Apple do të prodhojë komponentët e iPhone X në Indi pa qenë nevoja ti importojë.

Apple mban 13% të tregut global të telefonëve por në Indi ka vetëm 2%. Gjatë gjysmës së parë të vitit më pak se 1 milion telefonë janë shitur në këtë vend. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re