Apple publikoi ditën e sotme versionin 12.2 të iOS për iPhone dhe iPad. Debutimi sjell Apple News Plus, shërbimin e ri të lajmeve me pagesë i cili kushton 9.99 dollarë në muaj.

Një tjetër funksion i rëndësishëm në iOS 12.2 është aftësia e Siri për të luajtur video nga pajisjet iOS në Apple TV.

Pra përdoruesit mund të kontrollojnë Apple TV me Siri nga iPhone, iPad ose iPod Touch. Për këtë duhet përditësuar Apple TV në versionin 12.2 gjithashtu.

Siç pritej përditësimi sjell mbështetjen edhe për kufjet e reja wireless, gjeneratën e dytë të AirPods. Sa i përket funksionaliteteve, iOS 12 sjell katër animoji të reja ku përfshihgen një gjirafë, një peshkaqen, një derrkuc dhe një buf.

Normalisht përditësimi i ri përmban rregullime gabimesh dhe përditësime sigurie. Për të kontrolluar për përditësimin në iPhone dhe iPad vizitoni aplikacionin “Settings” më pas klikoni “General.”

Navigoni në “Software Update” dhe automatikisht duhet të shfaqet versioni i fundit i sistemit operativ për tu instaluar. Pjesa tjetër është durimi juaj deri në instalimin e tij. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re