Deputeti i PS-së Orlando Rakipi, djali i ish-deputetit Aqif Rakipi ka reaguar për vendimin e SHBA-ve që sanksionon babain e tij.

 

Para mediave ai hodhi poshtë akuzat se babai i tij kishte rekorde kriminale. Rakipi deklaroi se ishte i gatshëm që të jepte dorëheqje nga posti i deputetit.

 

“Jam dhe me emocione. Kemi lindur ne demokraci, jam pro amerikan dhe babai im po ashtu. Se di ca është ai lloj vendimi. S’na ka ndodhur kurrë ajo gjë. Babai im është super i pastër. Mund ta shihni s’ka asnjë rekord kriminal dhe se çfarë flitet. S’kemi lidhje me atë pjesë, që na thonë kriminel. Ne jemi të pastër, babai im është i pastër. ka ikur nga politika për diçka. Jam i hapur të bëjë gjithçka.”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re