Ish-kryeministri Sali Berisha ka preferuar të mos japë asnjë koment në lidhje me shpalljen non grata të Aqif Rakipit dhe Ylli Ndroqit, nga Departamenti amerikan i Thesarit.

 

Në momentin që ishte duke u futur  në Kuvend, Berisha u sugjeroi gazetarëve se pyetjet në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara duhet t’ia drejtonin ish deputetit Aqif Rakipi dhe jo atij.

 

“Shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin, komenti im është shkoni dhe pyesni Aqif Rakipin,”- tha Berisha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re