Persona të paidentifikuar, të cilët besohet të jenë ekstremistë izraelitë, shpuan gomat e dhjetëra makinave dhe spërkatën parulla anti-arabe në qytetin me popullsi arabe Kafr Qasim në Izraelin verior.

Sloganet “dëboni ose vritni” dhe Ylli i Davidit u spërkat me makinë në qytet, sipas gazetarit të AA-së.

Kolonët izraelitë kanë kryer vitet e fundit disa sulme të ngjashme në Bregun Perëndimor të okupuar dhe qytetet me shumicë arabe në Izrael.

Policia izraelite në një deklaratë me shkrim tha se ajo “mori një raport të shpimit të gomave të dhjetëra automjeteve, dhe spërkatja e simboleve të Yllit të Davidit dhe frazës “dëboni ose vritni” në Kafr Qasim”.

Policia tha se kishte nisur hetim për incidentin.

Qytetarët arabë akuzojnë policinë izraelite për neglizhencë të ndjekjes penale të autorëve të sulmeve të tilla.

Në Izrael, popullsia e të cilit është 9 milionë banorë, qytetarët arabë përbëjnë rreth 20 për qind të popullsisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re