Skip to content

“Arabi 2 miliard eurosh”, edhe në Kukës krah Ramës

Jo vetëm në Durrës; emiratasi Muhammed El Alabbar, president i EMAAR Grup, duket se po e shoqëron kryeminsitrin Rama dhe në stacione të tjera gjatë fushatës.

El Alabbar, që ka vendosur të investojë në Durrës 2 miliard euro, duket se po i bëhet krah këtë fushatë.

Ai u shfaq me shefin e mazhorancës dhe gjatë uljes së avionit të parë në areoportin e Kukësit, që gjithashtu është një investim arab në fillesat e para.

Nuk dihet nëse El Alabbar do vijojë të jetë mbështetje për Ramën dhe javën që vjen, e cila kulmon me votimet e së dielës, por ngjan sinjfikativ ky rast ku për herë të parë një i huaj mbështet një politikan shqiptar gjatë një fushatë, për më tepër arab.