Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar pallatin presidencial në Sana, dhe flitet që si pasojë e këtij sulmi të jenë shënuar edhe viktima thanë banorët e kryeqytetit të Jemenit.

Dëshmitarët thanë se aeroplanët kryen disa sulme rreth mesditës dhe se disa nga projektilët kanë goditur edhe pallatin presidencial.

Nuk dihet nëse për momentin në pallat ndodheshin liderët shiit të kryengritësve Huti, të cilët kanë kontrollin mbi qytetin kryesor.

Koalicioni në Jemen po lufton kundër Huti, për të kthyer në pushtet qeverinë- e njohur ndërkombëtarisht.s.n.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re