Arabia Saudite ka dënuar vendimin e SH.B.A.-së për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.Në një deklaratë, mbretëria e Gjirit tha se njoftimi i Presidentit Donald Trump ishte “i pajustifikuar dhe i papërgjegjshëm”.
Por, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshëndeti atë si “një ditë historike”, shkruajnë mediat e huaja.
Veprimi i Presidentit Trump përmbysi dekada të politikës amerikane. Fati i Jerusalemit është një nga çështjet më të ashpra midis Izraelit dhe palestinezëve.
Tetë nga 15 vendet që aktualisht janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë bërë thirrje që trupi të mbajë një takim urgjent mbi vendimin e SH.B.A.-së deri në fund të javës.i.o
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re