Arabia Saudite dhe Jordania u bënë thirrje qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë në Ukrainë.

Deklarata me shkrim për çështjen janë lëshuar nga Ambasada e Arabisë Saudite në Kiev dhe Ministria e Jashtme jordaneze.

Ambasada e Arabisë Saudite në Kiev u kërkoi të gjithë qytetarëve të saj që të shtyjnë udhëtimin për në Ukrainë dhe të kontaktojnë Ambasadën për të lehtësuar daljen e atyre që ndodhen atje sa më shpejt të jetë e mundur. Në deklaratë u ndanë edhe numrat e telefonit për kontakt.

Ndërkaq, Ministria e Jashtme jordaneze u kërkoi gjithashtu qytetarëve të saj të mos shkojnë në Ukrainë për shkak të zhvillimeve dhe ata që ndodhen atje të largohen nga vendi.

Përveç Arabisë Saudite dhe Jordanisë, deklarata të ngjashme gjatë ditës u bënë edhe nga Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Shumë vende, duke përfshirë Izraelin, Anglinë, Kanadanë dhe Korenë e Jugut, u bënë thirrje qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë në Ukrainë.

Përveç Arabisë Saudite dhe Jordanisë, deklarata të ngjashme gjatë ditës janë bërë edhe nga Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shumë vende, duke përfshirë Izraelin, Britaninë, Kanadanë dhe Korenë e Jugut, u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të mos udhëtojnë në Ukrainë për shkak të situatës së tensionuar në kufirin me Rusinë.

Më herët, edhe Shqipëria u bëri apel shtetasve të saj që të mos shkojnë në Ukrainë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re