Arabia Saudite kundërshton ndërtimin e vendbanimeve ilegale hebreje në territoret e pushtuara të Palestinës dhe i bën thirrje Izraelit të braktisë praktikat e njëanshme.

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite bëri një deklaratë kundër vendimit të Izraelit për legalizimin e 9 vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.

“Arabia Saudite kundërshton vendosjen në territoret e pushtuara të Palestinës”, thuhet në deklaratë në të cilën potencohet rëndësia e respektimit të rezolutave ndërkombëtare nga ana e qeverisë izraelite, jo praktikave të njëanshme dhe mosminimit të mundësive të paqes.

“Qëndrimi i Arabisë Saudite është të jetë mbështetëse e çështjes palestineze”, thuhet në deklaratë.

Kabineti izraelit i Sigurisë miratoi “legalizimin” e 9 vendbanimeve të paligjshme hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re