Arabia Saudite/ Kleriku i shquar humb jetën në burg

twitter-musa-al-qarni.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Të martën kleriku saudit humb jetën në burg.

Grupe të shumta të të drejtave të njeriut, përfshirë grupin saudit të të drejtave ALQST, raportuan se Musa al-Qarni, një ish-profesor universiteti, vdiq pasi shëndeti I tij u përkeqësua ndërsa vuante një dënim me 15 vjet burg.

Qarni iu nënshtrua torturave brutale dhe autoritetet saudite e dëmtuan atë qëllimisht duke i dhënë ilaçe të gabuara.

Qarni u arrestua në 2007 dhe u dënua me 15 vjet burg gjatë një gjyqi kundër “Reformatorëve të Jeddah”

Autoritetet saudite kishin kërkuar që disa nga burrat, të cilët kërkuan të drejtat e njeriut dhe reformën politike në mbretëri, të ekzekutoheshin.

Arabia Saudite është etiketuar si një nga abuzuesit më të këqij të të drejtave në botë nga nisma për matjen e të Drejtave të Njeriut, pasi vazhdon të ndalojë mbrojtësit e të drejtave, të shtypë aktivizmin paqësor dhe të kryejë dënimin me vdekje.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë