Arabia Saudite dënoi vizitën e presidentit izraelit Isaac Herzog në Xhaminë Ibrahimi (Al-Haram Al-Ibrahimi) në qytetin El-Halil (Hebrin) në Bregun Perëndimor të pushtuar, për të shënuar festën hebraike Hanukkah.

Akti është një “shkelje flagrante e shenjtërisë së xhamisë”, shkroi agjencia zyrtare e lajmeve të mbretërisë SPA, duke cituar një deklaratë nga Ministria e Jashtme saudite.

Vizita e tij është “armiqësore dhe provokon ndjenjat e muslimanëve në gjithë botën”, tha ministria, duke shtuar se pushtimi izraelit mbart pasojat e kësaj lëvizjeje.

Herzog u fut me forcë në xhami të dielën për të marrë pjesë në një ceremoni të ndezjes së qirinjve të mbajtur si pjesë e festës Hanukkah.

Pas masakrës së vitit 1994 të 29 besimtarëve palestinezë brenda xhamisë nga koloni hebre ekstremist Baruch Goldstein, autoritetet izraelite e ndanë kompleksin e xhamisë midis adhuruesve muslimanë dhe hebrenj.

El-Halili është vendbanimi i rreth 160 mijë muslimanëve palestinezë dhe rreth 800 kolonëve hebrenj. Këta të fundit jetojnë në një seri enklavash të pastra hebreje të ruajtura mirë nga trupat izraelite.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re