Arabia Saudite zyrtarisht ka lejuar që dyqanet të qëndrojnë të hapura gjatë pesë namazeve ditore, duke i dhënë fund një ndalese 40-vjeçare në mbretëri.

Leja erdhi “në përputhje me masat paraprake për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë e blerësve dhe klientëve dhe për të parandaluar grumbullimin e turmave dhe tubimeve të mëdha dhe pritjeve të gjata gjatë kohës së mbylljes në kohën e namazeve”, tha Federata e Odave të Arabisë Saudite në një deklaratë të cituar nga kanali shtetëror Al-Ekhbariya.

Ky vendim do të lejojë që dyqanet të qëndrojnë të hapura dhe të “përfshihen në aktivitete tregtare dhe ekonomike gjatë gjithë orëve të punës”.

Vendimi anulon një ndalesë 40-vjeçare që u miratua bazuar në rregulloret ekzekutive të Komitetit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Sjelljeve të Këqija në vitin 1980.

Midis rregullave të tjera, komiteti nxiti frekuentimin e përditshëm në namaze dhe urdhëroi mbylljen e dyqaneve gjatë namazeve.

Masa është e fundit në një seri reformash të gjera ekonomike, politike, kulturore dhe sociale të nisura nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman që synojnë modernizimin e mbretërisë. Agjenda e tij ambicioze Vizioni 2030 synon të diversifikojë ekonominë dhe ta largojë nga varësia nga nafta, si dhe të tërheqë talente dhe investime të huaja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re