Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan tha se vendi i tij ka marrëdhënie strategjike me SHBA-në dhe se vendimet e OPEC+ për të pakësuar prodhimin e naftës bruto janë vetëm ekonomike.

Bin Farhan në televizionin e Arabisë Saudite “Al-Arabia” dhe iu përgjigj deklaratave të bëra se SHBA-ja do të rishikojë marrëdhëniet me vendin e tij për shkak të vendimeve të OPEC+.

“Vendimet e OPEC+ nuk kanë drejtim politik dhe as nuk i shohim në aspektin politik. Vendimet janë vetëm ekonomike. Marrëdhëniet me Washingtonin janë strategjike, në mënyrë që të mbështesin stabilitetin dhe sigurinë e rajonit. Marrëdhëniet mes Rijadit dhe Washingtonit sigurojnë kontribut për interesin e dy vendeve dhe stabilitetin e rajonit. Marrëdhëniet tona me SHBA-në kanë qenë institucionale që nga themelimi i tyre”, deklaroi Bin Farhan.

Ndërsa në lidhje me zhvillimet në Jemen, Bin Farhan tha se “Vazhdojnë përpjekjet për zgjatjen e armëpushimit”.

Për negociatat e normalizimit të marrëdhënieve me Iranin, Bin Farhan rikujtoi se punimet e dialogut nuk kanë arritur ende në rezultatin e dëshiruar dhe se presin negociatat e gjashta.

Ministrat e Energjisë dhe Naftës të grupit OPEC+ në një takim të mbajtur më 5 tetor në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, morën vendim që duke filluar që nga nëntori të reduktojnë me 2 milionë fuçi në ditë prodhimin e naftës bruto.

Pas deklaratave kreu i komunikimeve Strategjike të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, John Kirby tha se presidenti i SHBA-së, Joe Biden po rishikonte marrëdhëniet me Arabinë Saudite.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko