Autoritetet në Arabinë Saudite kanë arrestuar 936 njerëz që u përpoqën të hyjnë në vendet e shenjta gjatë Haxhit pa miratimit paraprak, sipas një deklarate të Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë Publike.

Për shkak të “pandemisë COVID-19”, Mbretëria organizoi një Haxh për vetëm një numër të kufizuar (10,000) njerëzish.

Autoritetet në Arabinë Saudite më parë kanë vendosur dënime për shkeljen e kufizimeve të Haxhit të këtij viti. Ata që përpiqen të hyjnë në vendet e shenjta pa leje, pra ata që transportojnë në mënyrë të paligjshme njerëzit që nuk kanë leje për të kryer Haxhin, dënohen me 15 ditë burg dhe 10,000 rialë (2,666 dollarë).

Nëse dikush përsërit veprën penale do të burgoset për dy muaj dhe do të gjobitet me 25,000 rialë (6,666 dollarë). Nëse ai është një emigrant, ai do të dëbohet pasi të vuajë dënimin me ndalimin e ri-hyrjes në Mbretëri.

Për herë të tretë, dënim me gjashtë muaj burg dhe 50,000 rijal është caktuar për kryerjen e kundërvajtjes së përmendur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re