Arabia Saudite dhe Kanadaja janë përfshirë nga një krizë diplomatike, çka e ka detyruar Riadin që të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet tregtare. Kjo, për shkak të ambasadorit kanadez në Saudi, të cilit i është dhënë një afat 24 orë për të braktisur vendin.

Ambasadori Dennis Horak ka zemëruar autoritetet e Riadit me një deklaratë për “lirimin e menjëhershëm të aktivistëve të arrestuar në Arabinë Saudite”. 

“Qëndrimi i Kanadasë është një ndërhyrje e hapur në punët e brendshme të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe është në kundërshtim me rregullat më themelore të normave ndërkombëtare dhe ligjeve që qeverisin marrëdhëniet midis shteteve. Shprehja ‘për lirim të menjëhershëm’ e Kanadasë është një deklaratë shumë e papranueshme. Mbretëria e Arabisë Saudite gjatë gjithë historisë së mbretërisë së saj nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë asnjë ndërhyrje. Mbretëria e Arabisë Saudite e sheh qëndrimin e Kanadasë si një sulm ndaj saj dhe kjo kërkon një qëndrim të vendosur që të pengojë këdo që përpiqet të minojë sovranitetin e saj”, thuhet në një deklaratë të qeverisë saudite.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re