Sezoni i Riadit filloi në një stil shpërthyes me Pitbull duke performuar mes fishekzjarreve.

Një turmë prej 750.000 njerëzve u mblodhën në lagjen qendrore të bulevardit të kryeqytetit saudit për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes që pati një paradë dhe një performancë nga reperi kubano-amerikan.

I mbështetur nga kërcimtarët, Pitbull hodhi këngë me tematikë, si Don’t Stop the Party, International Love dhe këngën e tij të fundit, I Feel Good.

Unë kam qenë në Arabinë Saudite më parë dhe kam udhëtuar nëpër botë dhe të gjithë njerëzit nga Arabia Saudite tregonin se si e donin muzikëb tonë dhe dua të them shumë faleminderit, shtoi Pitbull.

Turki Al-Sheikh, mbajti një fjalim hapjeje dhe ishte ai i cili organizoi festivalin.

Ai e përshkroi sezonin e dytë të Riadit si më të madh dhe më të mirë.

Në sezonin e parë motoja jonë ishte “Imagjinoni” dhe në sezonin e dytë motoja jonë është “Imagjinoni më shumë”.

Ceremonia përfshinte një paradë me një shafqje me dron, grupe të drejtëpërdrejta, kostume, shfaqje akrobatik dhe vallëzimi tradicional.

Duke vazhduar deri në mars 2022, festivali do të zhvillohet në një sipërfaqe prej 5.4 milionë metrash katrorë dhe e shtrirë në 14 zona.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re