Arabia Saudite refuzon t’u japë viza hyrëse anëtarëve të delegacionit izraelit të ftuar në konferencën e Kombeve të Bashkuara (OKB) për turizmin.

Delegacioni izraelit u ftua të merrte pjesë në konferencën e Organizatës Botërore të Turizmit të OKB-së në Arabinë Saudite, por autoritetet saudite refuzuan t’u jepnin viza, njofton Bloomberg.

Konferenca dy-ditore filloi të dielën në Al-Ula, në veriperëndim të Arabisë Saudite.

Arabia Saudite dhe Izraeli nuk kanë lidhje zyrtare diplomatike.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re