Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan tha se rruga e vetme për krizën e Sirisë është zgjidhja politike nën vëzhgimin e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në një fjalim në Konferencën për Mbështetjen e të Ardhmes së Sirisë dhe Rajonit që u zhvillua bashkërisht nga OKB-ja dhe Bashkimi Evropian nëpërmjet video-konferencës në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, Farhan kërkoi nga Irani që të ndalë ndryshimin e strukturës demografike dhe etnike në Siri.

Ai tha se kujdesen për vazhdimin e përpjekjeve të paraqitura për zgjidhjen e krizës siriane. Farhan thekson se sipas pikëpamjes së vendit të tij zgjidhja politike nën vëzhgimin e OKB-së është rruga e vetme e zgjidhjes.

Farhan tha se ajo për të cilën ka nevojë kriza politike është zgjidhja politike gjë e cila në thelb varet nga palët e problemit dhe se regjimi i Sirisë dhe opozita duhet të jenë në përputhje me zgjidhjen politike.

“Përpjekjet që do të tregohen, duhet të garantojnë sigurinë e popullit vëlla të Sirisë dhe duhet të ofrojë rrugët e zgjidhjes që mbrojnë popullin nga organizatat terroriste dhe milicët etnikë që janë pengesë për arritjen e zgjidhjeve të vërteta. Urojmë që të sjellin rezultate përpjekjet që imponojnë zgjidhje në këtë drejtim. Ky vend meriton të rikthehet sërish pranë arabëve dhe të arrijë paqe, siguri dhe stabilitet. Do të mbështesim çdo përpjekje që do të shërbejë për përparim në këtë drejtim”, tha Farhan.

Komuniteti ndërkombëtar premtoi një ndihmë prej 6.4 miliardë dollarë në konferencën që OKB-ja me BE-në organizuan për të mbështetur sirianët brenda Sirisë dhe ata që ndodhen në vendet e rajonit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re