Arabia Saudite sërish i ka bërë thirrje regjimit sirian që të ndërpresin sulmet në Gutën Lindore.

Pas takimit të Këshillit të Ministrave të Arabisë Saudite në Rijad, ministri i Kulturës dhe Informimit dr. Awad bin Saleh Al-Awa gazetarëve u tha se Arabia Saudite shpreh shqetësim të thellë për shkak të sulmeve të forcave të regjimit të Assadit në Gutën Lindore dhe pasojat mbi civilët.

Apeloi që përfundimisht të ndërpriten sulmet në këtë qytet sirian si dhe të mundësohet dërgimi i ndihmës humanitare, raporton aa.

Ai shfaqi shpresën që sa më parë të gjendet zgjidhje për krizën siriane.

Në marrëveshjen në Astana vitin e kaluar, Guta Lindore është shpallur zonë e deeskalimit të luftimeve. Krahas kësaj, regjimi i Assadit disa muajt e fundit intensifikoi sulmet.

Kriza në këtë rajon për çdo ditë është më e rëndë, ndërsa mijëra persona të sëmurë presin për evakuim. Një pjesë e madhe e fëmijëve në Gutën LIndore kanë ndërruar jetë për shkak të pamundësisë në qasjen e sasisë së ushqimit dhe ilaçeve. /KosovaPost/.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re