Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të tensioneve në Rripin e Gazës dhe heqjen e bllokadës.

Sipas deklaratës me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Bin Farhan u takua me homologun britanik, James Cleverly në kryeqytetin Rijad.

Në takim ku u diskutuan mundësitë për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe përmes bashkëpunimit në fusha të ndryshme, u diskutuan zhvillimet e fundit në Rripin e Gazës nën bllokadën izraelite dhe përpjekjet ndërkombëtare lidhur me këtë çështje.

Bin Farhan nënvizoi se ata nuk pranojnë në asnjë mënyrë shënjestrimin e civilëve dhe bëri thirrje për përfundimin e menjëhershëm të tensionit ushtarak dhe heqjen e bllokadës ndaj Rripit të Gazës.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re