Shqiptaro-suedezja Arba Kokalari do të jetë eurodeputete

Arba Kokalari është europarlamentarja më e re, dhe shqiptarja e parë që fiton një ulëse në Parlamentin Europian.

Politikania shqiptaro-suedeze jeton në Stokholm dhe është pjesë e Partisë së Moderuar.

Kjo forcë politike ka fituar 17.6 % të votave, duke siguruar katër eurodeputetë, ndër ta edhe Kokalarin.

Arba Kokalari ka lindur në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ka
mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të Partisë
së Moderuar.






Previous articleHarrojeni plazin për këtë vit, vera do të jetë me stuhi dhe breshër

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re