Kryeministri Edi Rama refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve në lidhje me akuzat e bëra nga Arben Ahmetaj se e kanë kërcënuar me jetë.

Para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste, kreu i qeverisë kur u pyet në lidhje me deklaratat e ish-numrit dy të qeverisë u shpreh se PS ka nevojë për një hapje të madhe dhe përfshirje të atyre që duan të kontribuojnë në parti.

Pyetje: Është e vërtetë që e keni kërcënuar Ahmetajn sic ai pretenton?

Rama: PS është në një proces të rëndësishëm dhe ne jemi të vetëdijshëm që është  më e nevojshme se asnjëherë më parë një hapja e madhe e partisë dhe një përfshirje sa më e gjerë e të gjithë atyre që kanë dëshirën dhe nevojën e brendshme të kontribuojnë dhe kërkojnë hapësirën e tyre me të drejtë.

Akuzat e Ahmetajt

Kujtojmë që ish-zv.kryeministri më 1 shkurt,  ka zbuluar se është kërcënuar tre herë nga persona të panjohur, e para nga një telefonatë nga burgu dhe dy raste të tjera drejtpërsëdrejti. Për këtë akuzon kryeministrin Rama.

“Jam kërcënuar tre herë nga njerëz të panjohur. Njëherë në telefon nga burgu, dy herë drejtpërsëdrejti. Kur kërcënimi arriti te gruaja që mbante fëmijën tim, nuk e lashë më të më ikte me demek si trim i madh. Hera e fundit ka qenë te rrethi te liqeni, ku kisha shtëpinë me qira.

Kanë qenë të frymëzuara politikisht, se të thotë kryeministrit ‘të vejë në të sëmës’ ose të thotë se ‘po të isha prokuror të ishte me keq’, kush do më kërcënojë mua”, tha nënjë intervistë për Syri.Tv

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re