Kryeministri Edi Rama ka folur për urdhrin e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt. Ai u shpreh se Ahmetaj ka qenë një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë me të cilin ka folur më shumë edhe në telefon.

Por ai shtoi se as ai dhe as Partia Socialiste nuk janë gati të mbajnë në shpinë askënd.

“Para atyre që më kanë zgjedhur unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve në një mundësi të palejueshme për të fryrë xhepin duke punuar për shtetin.

Për hir të këtij misioni duke i kthyer shqiptarëve nderin që më kanë bërë jam gati të mbaj baltën që kundërshtarët më hedhin por nuk kam qenë nuk jam dhje nuk do të jem kurrë gati të mbaj në shpinë bashkë me Partinë Socialiste askënd. Kur kam thënë që dua një drejtësi që të shohë drejt pa i ulur sytë përballë të majtës dhe të djathtës e kam ditur mirë edhe çfarë them, edhe çfarë vjen. Port í thuash këto dhe të përpiqesh të ndodhë ashtu dhe pastaj të fillojë të ndodhin kështu nuk ka sit ë jetë e njëjta gjë. Ndryshe nga çdo reforme tjetër kjo e drejtësisë në veprim prek jetët dhe cenon edhe lirinë e njerëzve. Ndër këto njerëz ndodh të jenë edhe persona me të cilët ke punuar, ke ndarë ditë të mira dhe të këqija kjo histori bëhet e vështirë.

Ndryshe nga të gjitha historitë e tjera, kjo është e vështirë të tregohet si sukses me statistika sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar të cilët ndodh t’i kesh njohur familjarët, përqafuar prindërit. Arben Ahmetaj nuk është bashkëpunëtor i largët. Është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë”, tha Rama.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re