Ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj i është hequr sot mandati si deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, pasi prej 6 muajsh ndodhet në arrati, duke mos u paraqitur në seancat plenare.

Deputetja socialisye, Blerina Gjylameti u shpreh sot në “Kjo Javë”, në Neës24, se lidhur me procedurat për Ahmetajn, është vepruar si me çdo rast tjetër.

“Ka pasur një sërë elementësh procedural. Do mblidhet komisioni i mandateve dhe më pas kalon në KQZ, për të parë se kush do të vijë në Parlament. Respektimi i procedurave ligjore në Parlament, ka shërbyer shumë që të japim një mesazh që duhen ndjekur procedurat. Nuk është vepruar ndryshe, thjeshtë pjesa procedurale”, tha Gjylameti

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re