Aktori shumë i pëlqyer i shqiptarëve në dy dekadat e fundit Arben Derhemi ka kaluar një prove të rëndësishme në aspektin shëndetësor.

Ka qënë vetë Derhemi i cili në profilin e tij në instagram, ka publikuar një foto ku ndodhet i shtruar në spital.

Këtë foton, ai e ka shoqëruar edhe me tekstin falenderues për ekipin e neurokirurgjisë dhe në mënyrë të vecante doktor Ridvan Alimehmetin që janë kujdesur për aktorin e njohur. Derhemi lë të kuptohet se për fat të mirë, gjëndja shendetesore tani është përmirësuar.

Një lajm shumë i mirë ky edhe për të gjithë ata dashamirës të teatrit, kolege e miq të cilët mezi presin ta rishohin në skenë.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re