Skip to content

Arben Imami: Basha ka çështje të hapur në SHBA, drejtësia po vepron me dy standarde

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami tha gjatë emisionit Now në Euronews Albania se Lulzim Basha ka një çështje të hapur në SHBA, por drejtësia sipas tij nuk është duke ndjekur të njëjtin standard edhe me kreun e PD.

Sipas tij, lidhur me këtë çështje ka një dosje të FBI, por që për arsye të caktuara është duke u fshehur.

“Ky zotëria ka një çështje të hapur me SHBA, ka dërguar 1 mln dollarë, është fakt publik, janë botuar kontratat e Nik Muzinit që ka marrë paratë.

Dhe po qëndron aty se deponimi i Muzinit në FBI po qëndron në një sirtar në Tiranë dhe kjo tregon se drejtësia nuk i ka të dy sytë e mbyllur; për dikë vepron dhe për dikë tjetër jo.

Ambasadori i mëparshëm i SHBA i ka çuar një dosje dhe i ka dhënë mbështetjen formale  të DASH për vërtetësinë e fakteve të dosjes z. Berisha”, u shpreh Imami.