“Zgjedhjet e 2021 janë vendosur në maj të 2017-ës”. Kështu u shpreh sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami.

Ai tha se kreu i PD ka bërë personalisht listat për zgjedhjet e 25 prillit dhe se miratimi i tyre siç u shpreh ai “është bërë me zë dhe pa figurë”.

“Zgjedhjet e 2021 janë vendosur në maj të 2017-ës dhe në korrik të 2017-ës. Në momentin që Basha mori përsipër pastrimin e partisë, shkeljen e statutit dhe çdo rregulli të brendshëm demokratik të partisë dhe nuk u ndërshkuar për këtë dhe pas humbjes së zgjedhjeve dhe me një fushatë pro Ramës dhe kundër Metës partia sërish nuk reagoi që të kërkonte dorëheqjen e tij.

Ishin të njëjtat kushte që edhe në 2021-shin të përsëriteshin ngjarjet. Listën e ka bërë personalisht Basha, janë vendosur disa kryetar grupesh nëpër rrethe. Kur është bërë miratimi i listës është bërë me zë dhe pa figurë. U bë një përpjekje për të treguar që se ka bërë ai por e ka bërë ai”, tha Imami.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re