Pas kryedemokratit Lulzim Basha, edhe Arben Malaj iu bashkua protestës para Teatrit Kombetar.

Ai ftoi socialistët e vjetër Pandeli Majko dhe Erjon Braçe të zgjidhin situatën.

Ashtu si Basha, edhe Malaj i kërkoi ministrisë së Kulturës që të tërheqë policët.

” Të dashur protestues, të dashur police, kam ardhur këtu me mesazhin e Nënë Terezës, e cila thotë: “Në vend që të mallkoni errësirën, ndizni një qiri’. 

Ministria e Kulturës të heqë sa më parë policët nga rrethimi i institucionit. E dyta Ministri Pandeli Majko dhe socialisti shumë i mirë Erjon Brace të kërkojë një vendim qarkullues qe per te gjithe periudhen derisa te kete kontrate per fillim punimesh të bllokohet rrethimi nga policia dhe të bllokohet aktiviteti në Teatrin Kombëtar. Pra te dy palet te gjejne nje pozicion qetesimi. 

Kjo mund te behet me akt normativ qarkullues. Nëse Majko e Brace e duan këtë vend ajo bëhet gati për 20 minuta. Kjo i jep mundësi policisë të luftojnë kundra krimit dhe artistëve të vendit tim të pushojnë si gjithë shqiptarët.

“Nëse qeveria nuk e bën këtë gjë është në detyrimin moral të Gramoz Ruçit të mbledhë.. (Nderpret fjalen

(Me pas vijon) Nëse qeveria nuk bën vendim qarkullues që të bllokojë deri ditën e fillimit të punimeve, që mund të jetë dy vite, mos prekjen e teatrit dhe dhënien e qetësisë vendit tim i takon kuvendit.

 I takon Gramoz Rucit të mbledhë deputetet qe janë me pushim dhe të marrë një ligj vetëm me një paragraf. 

Ndalohet nderhyrja tek Teatri dhe ndalohen aktivitetet ne TK. Pas kësaj të gjithë së bashku të bëjmë maksimumin për zgjidhjen më të mirë që mbron pasurite tona”, shprehet Malaj. ()

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re