Arben Malaj ka bërë një shkrim nga Vlora ku thotë se është i shqetësuar pasi të rinjtë po ikin masivisht nga Shqipëria.
Ish-Ministri i Financave, gjykon se ky fenomen ka njohur rritje duke u ndalur edhe në shqetësimet e qytetarëve.
“Shqetesimi im qytetar dhe profesional nuk ka të bëjë vetëm me një rast, nuk është vetëm për një lloj shërbimi, nuk është vetëm për një profesion, nuk është vetëm për qytet”, thotë Malaj.
Referuar shërbimeve të zakonshme, mësohet se Malaj ka pasur edhe shqetësime të tjera serioze në Vlorë. Dhe këtu nisur me monopolizimin e ashensorit në pallatin ku jeton, pasi banorët i kanë vendosur një çip për të lëvizur. Kjo duket se ka vendosur në panik ish ministrin i cili ka nisur një revoltë të brendshme edhe ndaj monopolizimit të ashensorit.
Shkrimi e plotë:
Të rinjtë e braktisin Shqipërinë, sepse “Llaguret e Rilindasve” jo vetëm në Vlorë po monopolizojne tregjet e mallrave dhe shërbimeve.
Ata zhvasin e vjellin shqiptarët, pasurohen deri në mënyrë kriminale, pengojnë konkurencën e lirë, rritin fitimet e tyre abuzive duke penguar hapjen e tregjeve shërbimeve, sepse rritin çmimet abuzive.
Ata shtrentojnë jetën e mijëra individëve dhe familjeve.
Profesionet e lira janë sot profesionet e pa mundësive të lira.
Inspektoriatet në disa raste janë forma abuzive për fitime jo ligjore duke rritur artificialisht vështirësitë dhe kostot e biznesit.
” Llaguret e Rilindasve”, hajdute të parave dhe shpresës së shqiptarëve sfidojnë edhe vetë shtetin.
Me bizneset e tyre informale dhe kriminale ndërtojnë vila luksoze, ndërsa teknikët profesioniste dhe studentët shqiptare pengohen të futen në këto tregje dhe gjejnë si zgjidhje të vetme të braktisin vendin e tyre.
Kë paguajnë “Llaguret e Rilindasve” nga politikanët dhe drejtuesit e autoriteteve që duhet të garantojnë tregje të lira, që duhet të mbrojnë konsumatorët?
Pse zv.kryeministri Erion Braçe që mund ta marrë vendimin brenda ditës për ti rrëzuar keto monopole, pozita dominuese dhe abuzuese sidomos në tregjet e shërbimeve nuk vepron?
Shqetesimi im qytetar dhe profesional nuk ka të bëjë vetëm me një rast, nuk është vetëm për një lloj shërbimi, nuk është vetëm për një profesion, nuk është vetëm për qytet.
Ky model abuzimi, korrupsioni dhe kapjes së shtetit edhe në tregun e shërbimeve vret shpresën e mijëra shqiptare dhe i detyron të braktisin familjet nga Shqipëria.
Edhe mos veprimi nga qeveritarët për të mos e ndalur monopolet, pozitat dominuese abuzive dhe vjedhjet që përbëjnë krim është bashkëfajësi.