Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka thënë mbrëmjen e sotme se kreu i PAA Agron Duka ka pasur oferta nga mazhoranca aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri.

I ftuar në ‘Temp Ora’ Malaj tha se Agron Duka nuk i ka pranuar këto oferta.

Malaj:Z. Duka ka pasur oferta nga qeveria aktuale për të kaluar nga opozita në qeveri dhe kjo tregon kredibilitetin e tij publik. Ideja ka të bëjë se duhet të bëhet me patjetër rrotacioni. Vetëm një koalicion i fortë mund ta lehtësojnë rrotacionin në vend. Nuk janë njerëzit që e pengojnë rrotacionin, por partitë e vogla që krijojnë koalicionet të cilat ushqehen nga grindjet dhe nuk ushqejnë koalicionet e mëdha.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re