Kuvend të pakicës e quan Arben Ristani kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha në 18 Dhjetor. Ai deklaroi nga Korça se edhe minoranca brenda partive duhet të bëhet pjesë e 11 Dhjetorit pasi është një detyrim.

“Nuk do të ketë më datë 18 një kuvend, të paktën jo një kuvend shumice. Pakica mund të mblidhet, por nuk i mbivendoset dot vullnetit të shumicës. Për mua, do të ishte në nderin edhe të pakicës të vinte në kuvendin e shumicës në datë 11, të kishte mundësi të verifikonte mbledhjen e shumicës dhe në këtë mënyrë të shkonim të gjithë drejt një procesi të rregullt dhe të gjithëpranuar”.

Pas kuvendit të 11 Dhjetorit të gjitha strukturat e PD do të riformatohen.

Se çfarë do zgjedhin, e se si do e zgjedhin, kjo mbetet për tu parë gjatë zgjedhjeve. Ky kuvend nuk do ta mbyllë këtë proces, por do ta hapë atë. Pas kuvendit do të ketë zgjedhje në të gjitha degët e PD, dhe zgjedhje të kryetarit të PD me sistemin një anëtar një votë”.

Ristani ftoi çdo person që ka dyshim për firmat e mbledhura për kuvendin e 11 Dhjetorit, t’i verifikojë ato siç ndodh aktualisht nga degët e Partisë Demokratike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re