Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, shprehet se antiamerikani i vetëm në PD është Lulzim Basha.

Kjo deklaratë e Ristanit vjen pasi dolën lajmet se Basha ka deklaruar në mbledhje se baza e partisë është antiamerikane.

“Anti-amerikani i vetëm në PD është vetëm Lulzim Basha. Për shkak të zotit Basha, ambasadorët e SHBA dhe BE kanë ardhur dhe kanë bërë mbledhje në grupin parlamentar demokrat. Ata e kanë quajtur vijë të kuqe djegien e mandateve. Po ashtu ata i kanë kërkuar Bashës që të marrë pjesë në zgjedhje dhe ai ka marrë vendim kundër tyre.

Partitë tonë kanë një kushtetutë dhe një ligj që i ndalon ato të jenë antidemokratike. Baza e tyre është vendimmarrja kolegjiale. Në partitë politike, sovraniteti është i anëtarësisë. Janë ato që mblidhen kur të duan dhe marrin vendimet që duhet. Asnjë individ nuk mund të dalë para tyre, qoftë këta edhe leninucë si Lulzim Basha”, tha ai.

Ndërsa për lëvizjen e Berishës  Ristani tha se do jetë një shërbim që do i bëjë mirë PD-së.

Unë kam bindjen e patundur se Berisha e do PD-në, prandaj ky do jetë një shërbim shumë i mirë që do i bëhet PD-së. Lëvizja e zotit Berisha do jetë një katalizator edhe për lëvizje të tjera në PD, pasi PD duhet çliruar nga ky uzurpim autokrat”-tha Ristani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re