Demokrati Arben Ristani thotë se Lulzim Basha po kthehet në një autokrat në PD. Sipas tij, ai po bëhet kopje e Edi Ramës. Duke folur pas Kuvendit Kombëtar të PD që u mbajt në 17 korrik, ku ai mbeti jashtë emrave fitues, Ristani u shpreh se ai Kuvend duhet harruar sa më shpejt.

“Lulzim Basha po ktheht në një autokrat. Një kopje e Edi Ramës. Në këto kushte ajo që pritet dhe duhet është që Basha të lihet mënjanë dhe autokracia e tij të lihet mënjanë.

Përditë dhe më tepër ai po e kthen PD në një ndërmarrje private me pronar Bashën. Është duke parë vetëm interesat e tij. Çdo veprim që ak kryer, kemi një mos mbajtje të përgjegjësive për humbjet e njëpasnjëshme. Kemi mungesë të vizionit si do organizohet partia në të ardhmen”, tha Ristani.

I pyetur për zërat se kunati i Bashës është përfshirë në prjektin e Portit të Durrësit, demokrati Arben Ristani tha se mes kreut të PD dhe Edi Ramës ka bahskëpunim ekonomik.

“Ajo që është e dukshme është që sundimtari dhe autokratuci Basha janë në lidhje, në komunikim me njëri-tjetrin. Kjo u paralajmëruar nga një deputete e rëndësishme e Bashës.

E pyetur në media, ajo tha se nëse Rama do ishte serioz në ftesën e tij, atëherë vendimmarrja për Portin e Durrësit do ishte e përbashkët.

Një gjë është e qartë: Bahskëpunimi i tyre ekonomik ka qenë dhe është në vazhdim.”, deklaroi Ristani!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re