Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se Lulzim Basha ka një grup të posaçëm që shkon ulet në restorantet që frekuenton kryedemokrati dhe kontrollojnë ambientin për përgjues të mundshëm.

“Basha ka qenë paranoiak ndaj përgjimit.

Tashmë ka një grup të vetin që shkon para në restorantet që ulët dhe kontrollojnë ambientin për përgjues.”, u shpreh Ristani.

Pak ditë më parë, Sali Berisha deklaroi në Foltoren me gratë demokrate, se Lulzim Basha i ka thënë ambasadores amerikane, që në zyrën e tij Berisha ka vendosur përgjues dhe duhet të spostohen në ambient tjetër për të folur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re