Arben Ristani shprehet se nëse hapet dera e bashkëpunimit mes PD-së dhe PS-së, atëherë kushtet do t’i vendosë Rama.

Sipas tij, plani është që nga viti 2017, prandaj kanë ecur drejt eliminimit të partive të tjera që ishin në skenën politike.

“Çështja shtrohet nëse do të hapet ajo derë apo jo. Nëse hapet dera, nëse 3 apo 17 propozime bëhen. Rama kërkon që ta hapë atë derë.

Ndërsa opozita thotë që të hapet 2 kanate. Qëllimi i përbashkët është që të shkojnë te ndryshimet kushtetuese, por pastaj se sa hapet e vendos Rama që i dikton se çfarë do të pranojë.

Plani është që nga viti 2017, prandaj kanë ecur drejt eliminimit të partive të tjera që ishin në skenën politike. Edhe LSI-ja që ishte ma e madhja pas tyre, u katandis me 4 deputetët. Ndërsa partitë e tjera nuk kanë më as zyra, sepse i kanë eliminuar të dy bashkë në këtë lojë.

Është shprehja që ka thënë Rama në parlament, këta ndajnë qoftet, që janë miliona euro. Ai vetë u tha se nuk ka më qofte mes tyre, sepse kështu i quajnë milionat e eurove. Nevoja jetike që ka PD sot me një kryetar që ka marrë qofte dhe ka pranuar humbjen, është për një rigrupim”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re