Ish-deputeti dhe një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, Arben Ristani ka dalë sërish kundra kreut të PD.

Në një postim në facebook, Ristani shprehet se rruga e bojkotit dhe ikja nga përballja institucionale, brenda sistemit, me kundërshtarin ishte një zgjedhje e gabuar e PD.

Sipas tij  Basha dhe PD po humbin kohë dhe energji në denoncimet në drejtim të qeverisë.

 “Duhet te perqendrohemi te gjithe te gjetja e zgjidhjes per krizen e rende qe po kalojme.

Rama ben cdo dite veprime kunder interesit publik, cdo dite vjedh dhe zhvat pasurite e shqiptareve, cdo dite tallet me varferine e tyre, por kete tashme, s’ka shqiptar qe nuk e di.

Le te themi se faza e denoncimit dhe beteja qe shqiptaret dhe nderkombetaret ta njohin se kush eshte dhe cfare ben, e realizoi qellimin.

Cdo energji e tepert e harxhuar per ta denoncuar te keqen publikisht, eshte energji e cuar dem.

Duhen perqendruar forcat dhe mendja, te gjetja e rruges qe na con te zgjidhja, dakortesimi gjithperfshires per rrugen e gjetur, qartesi per etapat dhe rolet, perqendrim dhe besim.

Sidoqofte, rruga e bojkotit dhe ikja nga perballja institucionale, brenda sistemit, me kundershtarin, tashme eshte e perjashtuar si zgjidhje.”– shkruan Ristani në facebook.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re