Një arbitër futbolli në Meksikë u suspendua me 12 ndeshje të martën pasi goditi me gju një lojtar nën brez gjatë ndeshjes së sezonit të rregullt mes Club America dhe Leon.
Federata Meksikane e Futbollit përmes një deklarate bëri të ditur se kishte pezulluar arbitrin 39-vjeçar Fernando Hernandez Gomez për sjellje të dhunshme ndaj lojtarit Lucas Romero të Leon gjatë ndeshjes të së dielës.
Gomez godit me gju Romeron ndërsa lojtari po debatonte i revoltuar me të dhe kërkonte një rishikim të ndihmës gjyqtarit video (VAR) pas barazimit nga skuadra kundërshtare Club America.
Ndeshja “e nxehtë” e ligës meksikane përfundoi 2:2.
Trajneri i Club America, Fernando Ortiz dhe trajneri i Leon, Nicolas Larcamon si dhe mesfushori i Leon, Romero, u pezulluan me nga dy ndeshje secili.
Romero u sanksionua nga organi i futbollit meksikan për reagimin e tij ndaj arbitrit.
Ortiz dhe Larcamon u pezulluan për sjellje të dhunshme kundër njëri-tjetrit pas vijës fundore.
Leon dhe Club America janë në vendin e tretë dhe të katërt në renditjen e Liga MX të Meksikës.
Burimi: AA